Arben Coli

Si të hartoj një prokurë të posaçme apo një autorizim?

Prokurë e posaçme autorizim

Shpeshherë bashkatdhetarët nga Kosova apo Shqipëria më pyesin se si ta bëjnë një prokurë për autorizimin e një personi të tretë. Këto çështje mund të jenë p.sh. për ngasjen e veturës të një personi tjetër, për tërheqjen e dokumenteve personale, gjyqësore, të shtetësisë, apo për të rregulluar çështje pronësore në atdheun, etj.

unë si përkthyes I GJUHËS SHQIPE në Gjermani nuk merrem me hartimin e prokurave, por këtu kam shkruar informacionet se si ta bëni shumë thjesht.

Mënyra e parë

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë

Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini është se prokura NUK KA NEVOJË PËR PËRKTHIM.

Dhe pikërisht kjo është metoda që duhet të ndiqni:

  1. Hartoni prokurën në gjuhën shqipe ose lusni dikë që ta hartojë për juve.
    MOS E NËNSHKRUANI ENDE PROKURËN.
  2. Me prokurën e hartuar në gjuhën shqipe shkoni te cilido noter gjerman. Noter mund të gjeni me anë të kërkimit në internet, p.sh. “Notar in München“.
  3. Nga noteri ju tani kërkoni vërtetimin apo noterizimin e nënshkrimit tuaj dhe apostilen. Nënshkrimin duhet ta vendosni vetëm në praninë e noterit.
  4. Prokurën e noterizuar me apostile tani në origjinal duhet ta dërgoni në Shqipëri apo Kosovë.
  5. Pjesën e formular në gjuhën gjermane të noterit gjerman si dhe apostilen mund ta përktheni te një nga përkthyesit e licencuar në Kosovë e Shqipëri.

Pas këtyre hapave dokumenti është i gatshëm për përdorim.

Mënyra e dytë

Shtetasit e Shqipërisë kanë edhe një mënyrë tjetër për të bërë prokurën e posaçme.

Në qoftë se jeni shtetas shqiptar dhe jetoni në afërsi të konsullatës apo ambasadës shqiptare, atëherë mund ta bëni prokurën e posaçme pranë përfaqësisë së shtetit tuaj, pra në konsullatë apo ambasadë. Për të ditur procedurën ju lutem ndiqni informacionet në faqen zyrtare e-albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9783

Këtu mund të gjeni ambasadën ose konsullatën tuaj përgjegjëse:
https://www.arben-coli.de/al/ambasadat-dhe-konsullatat

Shpresoj që të arrini qëllimin tuaj duke ju uruar sukses.

Arben Coli

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829