Arben Coli

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Schleissheimer Str. 4  
80333 München

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Arben Coli, Mynih - Përkthyes për gjuhën gjermane (i betuar)

Ju keni nevojë për përkthime të vërtetuara dhe të vulosura për gjuhët gjermanisht-shqip dhe anasjelltas? Atëherë mos hezitoni të më kontaktoni.

Gjuha Shqipe:

Gjuha shqipe si e ashtuquajtur "gjuhë orkide" në fusha të ndryshme të specializuara nuk posedon mbi literaturë të mjaftueshme. Për këtë arsye është e domosdoshme, që përkthyesi të ketë njohuri të thellë të të dyja gjuhëve dhe kompetencë të theksuar ndërkulturore.

Si gjuhë, që i përket familjës gjuhësore indo-europiane, gjuha shqipe është degë e veçantë dhe nuk klasifikohet në asnje nëndegë tjetër. Gjuha shqipe flitet kryesisht në Shqipëri, Kosovë (me dialekt kosovar) dhe në zona të caktuara të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Gjithsej vlerësohet të jenë rreth gjashtë milion folës, që kanë shqipen si gjuhë amtare.

Si në të gjitha gjuhët e tjera, edhe këtu ka dialekte të ndryshme. Ato u unifikuan në vitin 1972 në kongresin e gjuhës shqipe duke themeluar gjuhën e unisuar shqipe. Në të kryesisht janë përfshirë elemente të dialekteve toskë dhe gegë. Si rrjedhojë nuk është e mjaftueshme vetëm njohja e fjalorit të gjuhës shqipe për kryerjen profesionale të përkthimeve, por për më tepër edhe njohja e detajuar e fonetikës, gramatikës, drejtshkrimit dhe gjithashtu ndjesisë për nuancat gjuhësore.

Siç e përmenda edhe në fillim, jam specializuar në këto fusha:

  •   Drejtësi dhe administratë, shtyp dhe marrëdhënie me publikun,
  •   Çertifikata, dëftesa, kurorëzime
  •   Organizata ndërkombëtare, ekonomi e përgjithshme
  •   Panaire dhe ekspozita, teknologji e informacionit
  •   Shkenca humane dhe sociale, politikë e zhvillimit

Nëse keni nevojë për përkthime të fushave tjera në gjuhën shqipe dhe gjermane, me shkrim apo me gojë, natyrisht që jam në dispozicionin tuaj. Fusha e veprimit tim si përkthyes nuk është e kufizuar vetëm në Mynih-Schwabing, ku ndodhet zyra ime, por në të gjithë Bavarinë. Sipas kërkesës jam edhe i gatshëm të punoj në të gjithë territorin e Gjermanisë dhe Evropës. Kam arritur të mbledh përvojë pune edhe në Austrinë fqinje, si dhe në Zvicër. Ofrojë përkthim simultan dhe konsekutiv në drejtimin shqip-gjermanisht si dhe anasjelltas (simultan = dëgjim dhe përkthim në të njëjtën kohë; konsekutiv = dëgjim dhe përkthim njëra pas tjetrës).

Sipas nevojës suaj dhe në qoftë se ka kohë të mjaftueshme paraprakisht mund të kërkoj certifikimin sipas normës DIN EN ISO 9001 (Sistemi i menaxhimit të cilësisë).

E njëjta gjë vlen edhe për certifikimin sipas normës DIN EN ISO 17100:2015 (Shërbime përkthimi), e cila e zëvendësoi normën e vjetër europiana për shërbime përkthimi EN 15038:2006.

Arben Coli, përkthyes i betuar për gjuhën shqipe dhe gjermane

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Schleissheimer Str. 4  
80333 München

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829