Arben Coli

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Regensbergstrasse 322  
8050 Zurich

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Arben Coli - Përkthyes i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe në Zürich

Zyra e përkthimeve „Arben Coli Übersetzungen“ ju ofron shërbime përkthimore të shkëlqyera të njohura dhe të pranuara nga të gjitha autoritetet shtetërore e institucionale, universitare etj, si në shtetet gjermanishtfolëse të bashkimit europian ashtu edhe në vendet shqipfolëse; kjo pasi unë jam përkthyes i gjuhës shqipe dhe gjermane në të dyja drejtimet me provim shtetëror në Munih. Gjuhët e mia amëtare shqipja dhe gjermanishtja e bëjnë të mundur që unë të jem përkthyesi juaj specialist për shume fusha. Njohuritë e mia shtrihen jo vetëm në gjuhët zyrtare por përfshijnë edhe dialektet. Flasim këtu për dialektet gegë (që flitet në veri të Shqipërisë, në Kosovë dhe pjesë të Maqedonisë veriore) dhe toskë (që flitet në jug të Shqipërisë dhe në jug-perëndim të Maqendonisë veriore) si dhe dialektet e gjuhës gjermane. Duke qenë se dialektet e gjuhës shqipe janë të shtrira në disa vende e treva shqipfolëse, është akoma më e rëndësishme të kesh njohurit të thella në këtë drejtim, pasi edhe shumë dokumente zyrtare të lëshuara nga autoritetet lokale kanë shpesh nocione dialektore në përmbajtje. Për qytetin e Zürich-ut dhe pjesën tjetër të Zvicrës unë ju garantoj përkthime të një cilësie të lartë, saktësi dhe korrektësi drejtshkrimore e gramatikore. Shërbimet e zyrës time përkthimore janë në dispozicion për të gjithë ju individë, firma, zyra, institucione, organizata e autoritete të tjera për bashkëpunime afatshkurtra dhe afatgjata.

Përkthim dokumentesh të përgjithshme dhe specifike

Sidomos për përkthime me gojë apo të dokumenteve për zyrat shtetërore në qytetin e Zürich-ut apo në një qytet apo zonë tjetër gjermanishtfolëse të Zvicrës duhet medoemos një përkthyes i betuar dhe i autorizuar gjyqësor. Unë jam përkthyesi juaj, që jo vetëm i plotëson këto kushte, por ju ofron edhe shërbime në përkthimin e teksteve teknike, manualeve të ndryshme, teksteve të shtypit apo punime shkencore nga gjuha shqipe në gjermanisht dhe nga gjuha gjermane në shqip.

Por mbase ju duhet një përkthyes apo interpret i gjuhës shqipe në Zürich pasi jeni duke krijuar apo lidhur mardhënie biznesi me Shqipërinë, Kosovën apo pjesën shqipfolëse të Maqedonisë së veriut. Po kështu unë ju ofroj edhe shërbimin tim si shoqërues dhe interpret në terren në rast bisedimesh negociuese, ekspozita, panaire apo prezantime të produkteve tuaja. Ҫdo situatë komunikimi ka formën e vet të përkthimit, me kënaqësi ju ofroj këshillim të formës së përkthimit për rastin tuaj konkret. Një përfitim tjëter që ju keni nga bashkëpunimi me mua është, që unë e njoh shumë mirë kulturën mbarëshqiptare pasi kam jetuar vite me rradhe në Shqipëri dhe Kosovë. Këto njohuri të mia unë i vë në disozicionin tuaj për synimet tuaja biznesore.

Vlera e shumfishtë e punës time përkthimore

Para se ti futem një pune përkthimore unë e studioj materialin tim të punës, pasi unë nuk bëj përkthime thjesht duke u mbështetur në fjalor, por gjuha e përmbajtja e përkthimeve të mia gjejnë përshtatjen midis klientit dhe palës adresuese të dokumenteve për tu përkthyer. Cilësia dhe qendrueshmëria e gjuhës dhe rrjedhshmërisë së të gjithë tekstit garantohet falë punës time individuale të palodhur e pa ndërhyjrje të tjera. Pa lëne pa përmendur këtu faktin, qe unë jam edhe përkthyes pasiv i gjuhës angleze, gjë që do të thotë se unë përkthej edhe dokumente nga gjuha angleze në shqip dhe në gjermanisht.
Përkthyes për konferenca në Zürich dhe Zvicrën gjermanishtfolëse

Edhe për konferenca unë ofroj shërbimet e mia. Për përkthime të tilla unë kam fituar një rutinë dhë ju garontoj gjithashtu edhe një aspekt estetik: një përkthim me gjuhë dhe përmbajtje të rrjedhshme të kombinuar me një zë shumë të këndshëm për rezultate të niveleve të larta. Kontaktoni zyrën time të përkthimeve „Arben Coli Übersetzungen“ në Zürich për ndërmarrje të tilla për qytetin e Zürich-ut dhe zonën gjermanishtfolëse të Zvicrës. Rrugët e komunikimit me mua janë të thjeshta dhe të shpejta: dokumentet tuaja ju mund ti dërgoni paraprakisht ose mund të lini një takim me mua e të tjerat i bisedojmë kur të ulemi bashkarisht. Kënaqësia ime është klienti i kënaqur.

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Regensbergstrasse 322  
8050 Zurich

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829