Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Rentzelstraße 43g
20146 Hamburg

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Shërbimet

Dokumente të regjistrimit civil:

  •    Certifikatë e lindjes / Certifikatë personale / Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile
  •    Certifikatë e martesës
  •    Certifikatë e vdekjes
  •    Certifikatë e statusit martesor / e gjendjes martesore
  •    Certifikatë e vendbanimit
  •    Vërtetim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti
  •    Vërtetim nga arkivi

Dokumente të shkurorëzimit / divorcit:

  •    Aktgjykim i shkurorëzimit / divorcit / ndarjes
  •    Vendim për pranimin e aktgjykimit të huaj

Dokumente të shtetësisë:

  •    Garanci natyralizimi (për marrjen e shtetësisë)
  •    Lirim nga shtetësia kosovare / Lënia e shtetësisë shqiptare
  •    Certifikatë shtetësie Kosovë/Shqipëri
  •    Vërtetim që nuk posedon shtetësinë kosovare / shqiptare

Dokumente të shkollës dhe shkollës së lartë:

  •    Dëftesë
  •    Certifikatë Matura shtetërore
  •    Diplomë
  •    Suplementi i diplomës
  •    Bachelor
  •    Master

Arben Coli - Përkthyes i licencuar për gjuhën shqipe në Hamburg

Ju jetoni në qytetin hanseatik të Hamburgut dhe jeni në kërkim të një përkthyesi për gjuhën shqipe në Hamburg. Atëherë sapo keni gjetur atë çfarë kërkoni. Pavarësisht nëse dëshironi të përktheni dokumentet për një martesë, për lënien e shtetësisë kosovare apo shqiptare, si dhe marrjen e shtetësisë gjermane, për njohjen në Hamburg të diplomimit tuaj të Shqipërisë apo Kosovës, unë si përkthyes i gjuhës shqipe në Gjermani me provim shtetëror dhe me shërbim në Hamburg e landet përreth tij (Mecklenburg Vorpommern, Niedersachsen, Schleswig-Holstein) jam në dispozicionin tuaj.

Çfarë më dallon si përkthyes dhe interpret për gjuhën shqipe në Hamburg

Të përkthesh përpiktë nga gjermanishtja në shqip dhe nga shqipja në gjermanisht është pasioni im. Dëshira ime është që ta vlerësoni përkthimin dhe punën time në gjuhën shqipe e gjermane në Hamburg edhe pas shumë vitesh. Përveç cilësisë së lartë të përkthimeve edhe kryerja e thjeshtë dhe e shpejtë e procedurës është më se e nevojshme. Unë gjithmonë i mbaj premtimet e mia dhe premtoj vetëm atë që mund të mbaj.

Termat specifikë, siç janë emrat e lëndëve të shkollës profesionale ose të degës së universitetit, i hulumtoj me kujdes të madh dhe nese është e nevojshme konsultohem me ju si klient. Në këtë mënyrë ju mund të aplikoni për të bërë maturën në Hamburg (Oberstufe) ose të aplikoni drejtpërdrejtë në një prej universiteteve të Hamburgut. Me kënaqësi kryej përkthimet nga gjuha shqipe të diplomimit tuaj nga Kosova ose Shqipëria apo rajone të tjera shqipfolëse në Ballkan. Kjo vlen po ashtu edhe për dëftesat e dëshmitë e ndryshme shkollore e universitare.

Fusha ime e veprimit si përkthyes dhe interpret i gjuhës shqipe në Hamburg

Puna ime mbulon një gamë të gjerë shërbimesh, ku nuk mungon përvoja ime shumëvjeçare. Gjatë punës sime si përkthyes për gjuhën shqipen në Hamburg dhe qytete e rajone të tjera, unë kam realizuar përkthime të sofistikuara në fusha të ndryshme. Ju jeni të mirëpritur të më dërgoni dokumentin tuaj për përkthim në Hamburg, të cilin do ta mbaroj dhe do t´ua kthej brenda pak ditësh.

Më kontaktoni për të mësuar më shumë rreth punës sime.

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Rentzelstraße 43g
20146 Hamburg

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829