Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
>Hafenstraße 4
60327 Frankfurt am Main

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Shërbimet

Dokumente të regjistrimit civil:

  •    Certifikatë e lindjes / Certifikatë personale / Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile
  •    Certifikatë e martesës
  •    Certifikatë e vdekjes
  •    Certifikatë e statusit martesor / e gjendjes martesore
  •    Certifikatë e vendbanimit
  •    Vërtetim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti
  •    Vërtetim nga arkivi

Dokumente të shkurorëzimit / divorcit:

  •    Aktgjykim i shkurorëzimit / divorcit / ndarjes
  •    Vendim për pranimin e aktgjykimit të huaj

Dokumente të shtetësisë:

  •    Garanci natyralizimi (për marrjen e shtetësisë)
  •    Lirim nga shtetësia kosovare / Lënia e shtetësisë shqiptare
  •    Certifikatë shtetësie Kosovë/Shqipëri
  •    Vërtetim që nuk posedon shtetësinë kosovare / shqiptare

Dokumente të shkollës dhe shkollës së lartë:

  •    Dëftesë
  •    Certifikatë Matura shtetërore
  •    Diplomë
  •    Suplementi i diplomës
  •    Bachelor
  •    Master

Arben Coli - Përkthyes i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe në Frankfurt am Main

Jeni në kërkim të një përkthyesi të gjuhës shqipe apo gjermane që mund ti besoni dokumentet tuaja për përkthim dhe kërkoni cilësi, saktësi e eksperiencë pune shumëvjeҫare? Zyra e përkthimeve „Arben Coli Übersetzungen“ për qytetin e Frankfurt-it dhe rrethinat përreth (Villmar, Weilmünster, Grävenwiesbach, Butzbach, Münzenberg, Echzel, Nidda, Büdingen) ju ofron këtë shërbim dhe më shumë. Kur bëhet fjalë për kompetence, saktësi, eksperiencë pune shumëvjeҫare, shërbim të shkëlqyer e licencë të njohur nga autoritetet shtetërore gjermanishtfolëse të bashkimit europian apo të vendeve shqipfolëse, unë jam adresa e parë për ju. Përmbajta e përkthime tuaja do të jetë jo vetëm e saktë, por ajo ndjek edhe rrjedhshmerine e duhur të natyershmërisë së gjuhës përkthyese. Bashkëpunoni me zyrën e përkthimeve „Arben Coli Übersetzungen“, besimi juaj do të shpërblehet me shërbim të shkëlqyer e cilësi të lartë të rezultateve të punës.

Çfarë më dallon mua si përkthyes dhe interpret për gjuhën gjermane në Frankfurt am Main

Zyra ime duke pasur gamën e gjerë të shërbimeve përkthimore për kombinimet e gjuhëve shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip ofron edhe një fleksibilitet dhe përpikmëri në kryerjen e procedurës së punës. Për më tepër origjina ime shqiptare bën të mundur njohjen e të dyja gjuhëve në nivel të gjuhës mëmë, por po ashtu njoh shumë mirë edhe karakteristikat linguistike apo sozio-historike të dy vendeve. Këto njohuri e veҫanëri të miat pasqyrohen te rezultatet e larta cilësore të përkthimeve tuaja. Unë gjithmonë i mbaj premtimet e mia dhe premtoj vetëm atë që mund te mbaj!
Për qytetin e Frankfurtit e rrethinat e tij përkthimet e dokumenteve të shkollimit apo arsimimit tuaj nga gjuha shqipe në gjermanisht apo nga gjermanishtja në shqip janë në duar shumë të mira tek zyra e përkthimeve „Arben Coli Übersetzungen“. Kjo vlen për dëftesa, dëshmi të ndryshme shkollore, universitare apo instutucionale dhe larminë e tyre. Emrat e lëndëve të shkollave profesionale ose të degëve të universitetit e terma të tjerë specifikë i hulumtoj me kujdes të madh e nëse është e nevojshme, konsultohem me ju si klient. Në këtë mënyrë aplikimiet tuaja për arsimim, qofshin këto të drejtuara për vendet e rajonet shqipfolëse apo gjermanishtfolëse, mund të përdoren direkt për qëllimet tuaja.

Fusha ime e veprimtarise si përkthyes dhe interpret i gjuhës gjermane dhe shqipe në Frankfurt am Main

Zyra ime e përkthimeve ofron një sërë shërbimesh dhe përvojë profesionale shumëvjeçare. Gjatë punës time si përkthyes për gjuhën shqipen dhe gjermane në Frankfurt dhe rajonet përreth (Villmar, Weilmünster, Grävenwiesbach, Butzbach, Münzenberg, Echzel, Nidda, Büdingen, unë kam realizuar përkthime cilësore në fusha të ndryshme. Ju jeni të mirëpritur të më dërgoni dokumentet tuaj për përkthim pranë zyrës në Frankfurt, të cilat do ti mbaroj dhe do t´ua kthej brenda pak ditësh.

Më kontaktoni, jam i sigurtë që do të mbeteni të kenaqur!

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Hafenstraße 4
60327 Frankfurt am Main

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829