Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Rr. Papa Kristo Negovani 40
10000 Prishtinë

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Shërbimet

Dokumente të regjistrimit civil:

  •    Certifikatë e lindjes / Certifikatë personale / Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile
  •    Certifikatë e martesës
  •    Certifikatë e vdekjes
  •    Certifikatë e statusit martesor / e gjendjes martesore
  •    Certifikatë e vendbanimit
  •    Vërtetim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti
  •    Vërtetim nga arkivi

Dokumente të shkurorëzimit / divorcit:

  •    Aktgjykim i shkurorëzimit / divorcit / ndarjes
  •    Vendim për pranimin e aktgjykimit të huaj

Dokumente të shtetësisë:

  •    Garanci natyralizimi (për marrjen e shtetësisë)
  •    Lirim nga shtetësia kosovare / Lënia e shtetësisë shqiptare
  •    Certifikatë shtetësie Kosovë/Shqipëri
  •    Vërtetim që nuk posedon shtetësinë kosovare / shqiptare

Dokumente të shkollës dhe shkollës së lartë:

  •    Dëftesë
  •    Certifikatë Matura shtetërore
  •    Diplomë
  •    Suplementi i diplomës
  •    Bachelor
  •    Master

Arben Coli - Përkthyes i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe në Prishtinë

Kosova dhe Gjermania, dy vende që bashkëpunojnë shumë, dy vende që lidhin jetët tona. Njëra origjina, tjetra e ardhmja. As gjuha nuk i ndan këto vende, për ҫdo lloj dokumenti që ju keni për të përkthyer në shqip apo gjermanisht, apo edhe anasjelltas unë e bëj të mundur komunikimin tuaj - me shkrim apo me gojë - të saktë e pa gabime në nivel të gjuhës mëmë (në të dyja drejtimet e përkthimit.)

Çfarë më dallon mua si përkthyes dhe interpret për gjuhën gjermane në Prishtinë

Pikërisht shërbimet që ofron zyra ime në Prishtinë (Gjilan, Ferizaj, Vushtri, Mitrovicë, Lipjan, Drenas) kanë cilësitë e duhura që kërkohen nga ju: Komunikimi me klientin, vlerësimi i dokumentave, kryerja e punës, të gjitha këto ndodhin me një shpejtësi dhe cilësi për t´u patur zili.

Për Prishtinën dhe rrethet e saj (Gjilan, Ferizaj, Vushtri, Mitrovicë, Lipjan, Drenas) zyra ime ëshë gjithmonë e hapur, dokumentet tuaja për përkthim në gjuhën gjermane apo shqipe janë në duar shumë të mira. Arsimimi im, eksperienca ime profesionale shumëvjeҫare në fushën e përkthimeve të gjuhës gjermane dhe shqipe, përkushtimi e investimi im material dhe shpirtëror si dhe studimi im i pandërprerë në këtë drejtim, më veҫojnë e lartësojnë mua dhe i japin punës time si përkthyes një vlerë shumë të lartë cilësore. Këtyre kompetencave të zyrës time i shtohet edhe fakti që unë jam një përkthyes i betuar dhe i autorizuar gjyqësor në shtetin e Gjermanisë.
Këto karakteristika të larta profesionale të përkthimeve të mia i vlerësojnë jo vetëm individë e firma të ndryshme, por sigurisht edhe autoritete shtetërore, si të vendeve të bashkimit europian ashtu edhe ato të vendeve shqipfolëse.
Përkthimet nga gjermanishtja në shqip apo nga shqipja në gjermanisht mund të jenë dokumente nga më të ndryshmet: që nga një letër e thjeshtë personale (për ҫështje gjyqësore/ligjore psh.) deri te dokumente zyrtare për apo nga autoritete shtetërore apo institucione, zyra e organizata të ndryshme.

Fusha ime e veprimtarise si përkthyes dhe interpret i gjuhës gjermane dhe shqipe në Prishtinë

Kompetencat e zyrës time të përkthyesisë të përmbledhura shkurt si vijon:

  • cilësi, përpikmëri e saktësi në përkthim, nënshkrimi dhe vula ime i japin vlerën e lartë të njohjes dhe pranimit sidomos nga autoritetet shtetërore e zyrtare të vendeve gjermanishtfolëse të bashkimit europian dhe vendeve shqipfolëse. Ju nuk keni më nevojë të shkoni te noteri (apo në ndonjë zyrë tjetër) por përkthimin tim mund ta përdorni direkt për qëllimet tuaja.
  • Komunikim me mjete e rrugë moderne (whatsapp, viber, facebook, Mail, telefon, SMS etj.) korrektësi, transparence, kollajshmëri, shpejtësi e saktësi si në kryerjen e veprimtarisë dhe ashtu dhe në procedurën e punës.
  • ҫmime të arsyeshme për një cilësi përkthimi shumë të lartë dhe njohje të pakufizuar të firmës e vulës time – si përkthyes i licensuar në Gjermani, në vendet gjermanishtfolëse të bashkimit europian dhe në vendet e rajonet shqipfolëse.
  • siguri dhe rregullsi në dërgimin e dokumenteve me postë. Zarfet që unë përdor për të dërguar dokumentet e përkthyera janë të personalizuara me logon e zyrës time apostafat për klientet e mi. Brenda tyre ju do të gjeni përveҫ dokumenteve, kartivizitën time e një stilolaps po të personalizuar me logon e zyrës time në shenjë kujtimi për bashkëveprimet tona.*
  • në shenjë kujtimi dhe falenderimi për besimin tuaj në punën time dhe për bashkëveprimet tona.

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Rr. Papa Kristo Negovani 40
10000 Prishtinë

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829