Arben Coli

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Schleissheimer Str. 4  
80333 München

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

 

Arben Coli - Përkthyes dhe interpret i betuar licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip (anëtarë në BDÜ,

VbDÜ dhe VKD)


Mirë se vini në faqën time të internetit, ku unë ua prezantoj shërbimet e mia në fushën e përkthimeve.

Si përkthyes dhe interpret i licencuar për tog gjuhët shqip-gjermanisht dhe anasjelltas unë kam kryer provimin shtetëror të njohur në Bavari. Njëkohësisht aty kam dhënë betimin dhe jam emëruar publikisht si përkthyes dhe interpret. Pasi ka emërtime të ndryshme nëpër Landet e Gjermanisë, emërimet zyrtare të përkthyesve kanë emra të ndryshëm, si p.sh.: Përkthyes gjyqësor, interpret gjyqësor për shqip dhe gjermanisht
Përkthyes dhe interpret me betim të përgjithshëm për shqip dhe gjermanisht
Përkthyes i noterizuar certifikatash për gjuhën shqipe dhe gjermane,
Përkthyes dhe interpret i emëruar për gjuhën shqipe dhe gjermane,
etj.

Sipas kualifikimit që kam marrë, unë kryej në mënyrë profesionale kërkesat tuaja në lidhje me përkthimet e noterizuara të dokumenteve me shkrim nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane dhe anasjelltas. Edhe interpretimi i përmbajtjes së folur kryhet në mënyrën simultane, pra kur përkthyesi dëgjon dhe përkthen në të njëjtën kohë me një vonesë të vogël kohore. Por edhe interpretimi/përkthimi konsekutiv shqip-gjermanisht është pjesë e shërbimit tim. Në rastin e interpretimit konsekutiv përkthyesi fillimisht dëgjon disa fjali të folura dhe më pas i përkthen ato.

Shërbimet e mia nuk janë të kufizuara vetëm në autoritetet shtetësore, si p.sh. Gjykatat e Shkallës së Parë, Gjykatat e Shkallës së Dytë, Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative, Zyrat për të huajt, Zyrat e Azilit, Entet për të rinjtë, Zyrat e gjendjes civile (p.sh. për celebrimet e martesës), institucionet korrektuese (burgjet), por unë kryej edhe punë për bizneset e ndryshme. Këtu ka firma që kanë lidhje biznesi me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ose që duan të ngrisin ato. 

Interpretimi simultan me pajisjet teknike për konferenca gjatë seminareve dhe konferencave, siç ndodh me organizatat joqeveritare (NGO) kosovare apo shqiptare, është një formë mjaft interesante e përkthimit simultan. Jo vetëm për arsye të ndryshimit të sintaksës së gjuhës shqipe dhe gjuhës gjermane, por edhe për shkak të përformancës nën presion të madh kur je duke përkthyer nga shqipja në gjermanisht ose nga gjermanishtja në shqip.

Për shkak të dygjuhësisë sime (gjermanisht dhe shqip) dhe etapave të mia biografike me qëndrime në Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë, punëdhënësit e mi gjithnjë do të kenë akses në grupin e tyre të synuar. Konsullatat e Republikës së Kosovës dhe Konsullatat e Republikës së Shqipërisë hyjnë në sfondin e punëdhënësit e mi, siç është dhe ambasade shqiptare dhe ambasada kosovare në Berlin, Vjenë dhe Bern.

Gjatë veprimtarisë sime si përkthyes dhe interpret i betuar për gjuhën shqipe në Gjermani, punë të cilën e ushtroj që nga viti 2006 me fokus të shtuar në Mynih, Ingolstadt, Freising, Augsburg, Landsberg, Rosenheim, Regensburg, Landshut, Neu-Ulm, Stuttgart dhe Nuremberg, janë kristalizuar fusha të ndryshme në të cilat përkthej.

Ja vlen të përmenden përkthimet e noterizuara nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane dhe nga gjermanishtja në shqip si vijon: 

Certifikatë lindjeje e noterizuar në shqip gjermanisht, certifikatë martese e noterizuar në shqip gjermanisht, vërtetim beqarie në shqip gjermanisht, regjistër i gjendjes civile, certifikata familjare në shqip, certifikata e prindërve në shqip gjermanisht, certifikatë e gjendjes civile në shqip gjermanisht, certifikatë e statusit martesor në shqip gjermanisht, certifikatë qëndrimi në shqip gjermanisht, certifikatë e sjelljes së mirë në shqip gjermanisht, certifikatë regjistrimi në gjermanisht shqip, vërtetim ose garanci natyralizimi në shqip gjermanisht, lirim nga shtetësia e Shqipërisë ose Kosovës, certifikata e nënshtetësisë në shqip gjermanisht, vendim divorci ose shkurorëzimi në shqip gjermanisht, dekret nga presidenti për lënien e shtetësisë, certifikata e vdekjes në gjuhën gjermane shqipe, certifikatë shkolle nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, diploma si diploma, bachelor, master, diploma nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për formim profesional, licencë pune (Leje e punës), diploma e shkollës së mesme përfshirë diplomën dhe certifikatën. Shqipëri, konfirmime dhe prokura nga noteri në gjuhën gjermane shqipe, patentë shoferi (Kosovë dhe Shqipëri), ekstrakt i regjistrit qendror nga zyra e gjendjes civile në gjuhën shqipe gjermane, letra korrespondence, transkripta, suplemente dhe pasqyra e notave në shqip gjermanisht, suplement diplome në shqip gjermanisht, vendime të tilla si vendime gjyqësore në shqip gjermanisht, deklarata me betim në shqip gjermanisht, apostile, legalizime dhe vërtetime shtesë në shqip gjermanisht, certifikatë e statusit të martesës në shqip gjermanisht, certifikatë beqarie në shqip gjermanisht, praktika profesionale (stazhe) në shqip gjermanisht, konfirmim arkivi ne shqip gjermanisht, kontrata martesore ne shqip gjermanisht, letra dashurie ne shqip gjermanisht, histori sigurimi ne shqip gjermanisht, vërtetim nga Trusti i Kosovë, vërtetim mbë lartësinë dhe masën e pensionit, dëshmi të ndryshme ne shqip gjermanisht, vërtetime shqip gjermanisht, njohje gjermanisht shqip, certifikatë regjistrimi te zgjeruar gjermanisht shqip, konfirmim regjistrimi (Austri) shqip gjermanisht, certifikatë penaliteti (Austri) shqip gjermanisht, certifikatë nënshtetësie shqip gjermanisht, referencë punësimi dhe letër reference shqip gjermanisht, urdhër gjykate (vendime, aktgjykime) shqip gjermanisht, ekstrakt nga regjistri familjar shqip gjermanisht, e shumë të tjera.

Përpos përkthimeve të noterizuara të certifikatave, unë kam përvojë të thellë edhe në këto fusha: Drejtësia dhe administrata, shtypi dhe marrëdhëniet me publikun, organizatat ndërkombëtare, ekonomia në përgjithësi, panaire tregtare, ekspozita, konferenca, teknologjia e informacionit, shkencat humane dhe sociale si dhe politikat e zhvillimit.

Sigurisht se edhe kërkesat tuaja për përkthime ose interpretime në fusha të tjera janë të mirseardhura dhe do të përpunohen me sfondin tim të madh ndërkulturor. Njohja e prapavijës kulturore e të dyja gjuhëve, pra shqipes dhe gjermanishtes, është e rëndësishme për një përkthim të suksesshëm e rrjedhimisht për një komunikim të mirë ndërgjuhësor.

Në lidhje me arritshmërinë time, unë marr përsipër punë jo vetëm në qytetet, vendet e zonat vijuese:
Interpret/Përkthyes shqip Mynih
Interpret/Përkthyes shqip Nuremberg
Interpret/përkthyes shqip Augsburg
Interpret/Përkthyes Shqip Regensburg
Interpret/përkthyes shqip Ingolstadt
Interpret/Përkthyes shqip Würzburg
Interpret/Përkthyes Shqip Fürth
Interpret/Përkthyes shqip Erlangen
Interpret/përkthyes shqip Bamberg
Interpret/përkthyes shqip Bayreuth
Interpret/Përkthyes Shqip Landshut
Interpret/Përkthyes shqip Aschaffenburg
Interpret/Përkthyes shqip Kempten
Interpret/përkthyes shqip Rosenheim
Interpret/Përkthyes shqip Neu-Ulm
Interpret/Përkthyes shqip Weiden
Interpret/Përkthyes Shqip Straubing
Interpret/Përkthyes Shqip Passau
Interpret/Përkthyes Shqip Deggendort
Interpret/përkthyes Shqip Schwandorf
Interpret/përkthyes shqip Kulmbach
Interpret/përkthyes shqip Schweinfurt
Interpret/përkthyes shqip çam
Interpret/përkthyes gjykata shqiptare
Interpret/përkthyes shqip Ansbach
Interpret/Përkthyes shqip Garmisch-Partenkirchen
Interpret/Përkthyes shqip Bad Reichenhall
Interpret/Përkthyes Shqip Freilassing
Interpret/Përkthyes Shqip Bavaria
Interpret/Përkthyes Shqip Gjermani
Interpret/Përkthyes Shqip Zvicër
Interpret/Përkthyes Shqip Austria
Interpret/përkthyes shqip Salzburg

Edhe diçka në lidhje me gjuhën shqipe të Kosovës:
Kosovarishtja nuk është gjuhë. Shqipja e folur në Kosovë ëshët një dialekt i gegnishtes, për më saktë gegnishte verilindore, i cili ka disa dallime të vogla me gegnishten e Shqipërisë veriore. Meqenëse unë jam rritur në Gjermani e për më tepër kam jetuar me vite të tëra në Tiranë (kryeqyteti shqiptar) dhe në Prishtinë (kryeqyteti kosovar), për mua dialekti i folur në Kosovë më vjen krejt natyrshëm, njësoj sikurse edhe shqipja standarde e folur në Shqipërinë e Mesme, por gjithashtu dialekti toskë që flitet në jugun e Shqipërisë.

Për fund dua edhe njëherë të përmbledh shërbimet e mia si përkthyes dhe interpret i gjuhës shqipe në Gjermani:
Përkthyes ligjor shqip gjermanisht në Gjermani, Bavari, Bayern, Mynih, München
Përkthyes i licencuar për shqip gjermanisht në Bavari
Interpret i gjuhës shqipe në Gjermani
Përkthyes dokumentesh shqip gjermanisht
Përkthyes i betuar shqip gjermanisht
Përkthyes zyrtar shqip gjermanisht
Përkthyes me vulë shqip gjermanisht
Përkthyes shtetëror për shqip gjermanisht
Përkthime me shkrim shqip gjermanisht
Përkthim i certifikatës shqip gjermanisht
Përkthim i lënies së shtetësisë shqiptare
Përkthim për lirim nga shtetësia kosovare
Përkthyes shqiptar në Gjermani

Arben Coli, përkthyes dhe interpret për gjuhën shqipe në Gjermani, me provim shtetëror, me betim të përgjithshëm dhe i emëruar publikisht

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Schleissheimer Str. 4  
80333 München

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829