Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Frankenstr. 152
90461 Nürnberg

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Shërbimet

Dokumente të regjistrimit civil:

  •    Certifikatë e lindjes / Certifikatë personale / Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile
  •    Certifikatë e martesës
  •    Certifikatë e vdekjes
  •    Certifikatë e statusit martesor / e gjendjes martesore
  •    Certifikatë e vendbanimit
  •    Vërtetim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti
  •    Vërtetim nga arkivi

Dokumente të shkurorëzimit / divorcit:

  •    Aktgjykim i shkurorëzimit / divorcit / ndarjes
  •    Vendim për pranimin e aktgjykimit të huaj

Dokumente të shtetësisë:

  •    Garanci natyralizimi (për marrjen e shtetësisë)
  •    Lirim nga shtetësia kosovare / Lënia e shtetësisë shqiptare
  •    Certifikatë shtetësie Kosovë/Shqipëri
  •    Vërtetim që nuk posedon shtetësinë kosovare / shqiptare

Dokumente të shkollës dhe shkollës së lartë:

  •    Dëftesë
  •    Certifikatë Matura shtetërore
  •    Diplomë
  •    Suplementi i diplomës
  •    Bachelor
  •    Master

Arben Coli - Përkthyes i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe në Nürnberg

Me kënaqësi jam i gatshëm të ju mbështes në synimet tuaj që kanë lidhje me përkthime të gjuhës shqipe në gjermanisht dhe te gjuhës gjermane në shqip. Origjina ime, arsimimi im, eksperienca ime shumëvjeҫare në fushën përkthimore bëjnë të mundur realizimin e rezultateve të larta të shërbimeve të mia në këtë drejtim. Jini të bindur qe dokumentet tuaja janë në duar shumë të mira, unë ju garantoj bashkëpunim profesional, korrektësi dhe saktësi në punën përkthimore, komunikim të shpejtë e shërbim të shkëlqyer. Edhe për zonat përreth qytetit të Nürnberg-ut, si Fürth, Erlangen, Ingolstadt, Würzburg, Heilbronn, Augsburg, Regensburg e të tjera, unë ju ofroj shërbimet e mia, mos hezitoni të kontaktoni zyrën time të përkthimeve „Arben Coli Überstzungen“

Çfarë më dallon mua si përkthyes dhe interpret për gjuhën gjermane në Nürnberg

Unë kam një eksperiencë shumëvjeҫare në fushën e përkthyesisë. Përveҫ kësaj unë jam një përkthyes i gjuhës shqipe me originë shqiptare dhe kam jetuar shumë vite në vende shqipfolëse dhe i njoh shumë mirë si ndryshimet dialektore, intonacionet e nuancat gjuhësore ashtu edhe gramatikën e drejtshkrimin e saj, kjo edhe falë arsimimit tim në këtë drejtim. Unë jam përkthyes dhe interpret i betuar dhe i autorizuar gjyqësor në shtetin e Gjermanisë për gjuhën shqipe dhe gjuhën gjermane në të dyja drejtimet. Për të gjitha llojet e nevojave tuaja, zyra ime ju gjindet menjëherë: Ju duhet një përkthim simultan? Apo keni nevojë për përkthim apo interpretim në një konferencë , për zyrat e autoriteteve shtetërore ose ҫështje të natyrës private? Ҫdo gjë mund të ma besoni mua, unë ju garantoj cilësi të lartë përkthimore e ruajtjen e privatësisë.

Fusha ime e veprimtarise si përkthyes dhe interpret i gjuhës gjermane dhe shqipe në Nürnberg

Zyra ime e përkthimeve ofron një sërë shërbimesh dhe përvojë profesionale shumëvjeçare. Gjatë punës time si përkthyes për gjuhën shqipen dhe gjermane në Nürnberg dhe rajonet perreth (Fürth, Erlangen, Ingolstadt, Würzburg, Heilbronn, Augsburg, Regensburg e të tjera), unë kam realizuar përkthime cilësore në fusha të ndryshme. Për tu përmendur disa nga fushat ku unë mund të ju mbështes më kompentencat e mia: fusha e arsimimit, punësimi në vendet gjermanishtfolëse, e drejta për kërkim azili, juridiksioni në përgjithësi, d.m.th. edhe shoqërimi në zyrat e autoriteteve shtetërore, por edhe dokumente të natyrës private.
Ju jeni të mirëpritur të më dërgoni dokumentet tuaj për përkthim në Nürnberg, të cilat do ti mbaroj dhe do t´ua kthej brenda pak ditësh.

Më kontaktoni, jam i sigurtë që do te mbeteni te kenaqur!

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Frankenstr. 152
90461 Nürnberg

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829