Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Rr. 10, nr. 25
1000 Saraj, Shkup

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Shërbimet

Dokumente të regjistrimit civil:

  •    Certifikatë e lindjes / Certifikatë personale / Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile
  •    Certifikatë e martesës
  •    Certifikatë e vdekjes
  •    Certifikatë e statusit martesor / e gjendjes martesore
  •    Certifikatë e vendbanimit
  •    Vërtetim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti
  •    Vërtetim nga arkivi

Dokumente të shkurorëzimit / divorcit:

  •    Aktgjykim i shkurorëzimit / divorcit / ndarjes
  •    Vendim për pranimin e aktgjykimit të huaj

Dokumente të shtetësisë:

  •    Garanci natyralizimi (për marrjen e shtetësisë)
  •    Lirim nga shtetësia kosovare / Lënia e shtetësisë shqiptare
  •    Certifikatë shtetësie Kosovë/Shqipëri
  •    Vërtetim që nuk posedon shtetësinë kosovare / shqiptare

Dokumente të shkollës dhe shkollës së lartë:

  •    Dëftesë
  •    Certifikatë Matura shtetërore
  •    Diplomë
  •    Suplementi i diplomës
  •    Bachelor
  •    Master

Arben Coli - Përkthyes i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe në Shkup

Ju jetoni në Shkupin antik dhe gjigant dhe ju duhet një përkthyes për gjuhën gjermane, apo për gjuhën shqipe në gjermanisht? Atëherë shërbimet e mia janë në dispozicionin tuaj. Unë bëj përkthime të dokumenteve e materialeve tuaja në Shkup, rrethet përreth (Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Leles, Shtip) e më gjerë. Keni dokumenta zyrtare si ҫertifikata, dëshmi, diploma, dokumente për martesë apo lënie/marrje nënshtetësie të një vendi gjermanishtfolës, referencë pune, apo materiale e dokumente të tjera edhe të natyrës personale? Unë si përkthyes i gjuhës shqipe dhe gjermane në të dyja drejtimet, me provim shtetëror në Gjermani dhe me shërbim në kryeqytetin e Maqedonisë së veriut e rrethet e tij, jua kryej këto shërbime me standarte të larta europiane.

Çfarë më dallon mua si përkthyes dhe interpret për gjuhën gjermane në Shkup

Perfeksionimi i teknikës së përkthimit të gjuhës shqipe në gjermanisht dhe gjuhës gjermane në shqip është pasioni im. Synimi dhe kënaqësia ime më e madhe është, që vlera e lartë e shërbimit dhe punës time të mbetet e njëjtë në të tashmen dhe në të ardhmen. Unë gjithmonë i mbaj premtimet e mia dhe premtoj vetëm atë që mund të mbaj! Shërbimet me standarte europiane, cilësia e lartë e pëkthimeve, kryerja e shpejtë dhe e saktë e procedurës së punës janë pjesë e Kredos time në veprimtarinë e përkthimit.

Dokumente të shkollimit e arsimimit tuaj nga gjuha shqipe ne gjermanisht apo anasjelltas, nga Maqedonia e veriut, Kosova, Shqipëria apo rajone të tjera shqipfolëse në Europën juglindore unë i përkthej me kënaqësi për ju. Kjo vlen për të gjitha llojet e dëftesave, dëshmive të ndryshme shkollore e universitare. Termat specifikë, si psh. emra te lëndëve të shkollave profesionale ose të degëve të universitetit, i hulumtoj me kujdes të madh dhe në rast nevoje, konsultohem me ju si klient. Në këtë mënyrë aplikimiet tuaja per arsimim, qofshin këto te drejtuara për Maqedoninë e veriut, vendet e rajonet shqipfolëse apo gjermanishtfolëse, mund të përdoren direkt për qllimet tuaja.

Fusha ime e veprimtarisë si përkthyes dhe interpret i gjuhës gjermane dhe shqipe në Shkup

Zyra ime për përkthime ofron një gamë të gjerë shërbimesh, me një përvoje profesionale shumëvjeçare. Gjatë punës time si përkthyes për gjuhën shqipen dhe gjuhën gjermane në Shkup dhe qytete e rajone te ballkanit, unë kam realizuar përkthime të shkëlqyera në fusha të ndryshme. Ju jeni të mirëpritur të më dërgoni dokumentet tuaj për përkthim në zyrën time në Shkup, të cilat do ti mbaroj dhe do t´ua kthej brenda pak ditësh.
Më kontaktoni, jam i sigurtë që do të mbeteni të kënaqur!

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Rr. 10, nr. 25
1000 Saraj, Shkup

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829