Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Katzbachstraße 34  
10965 Berlin

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Shërbimet

Dokumente të regjistrimit civil:

  •    Certifikatë e lindjes / Certifikatë personale / Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile
  •    Certifikatë e martesës
  •    Certifikatë e vdekjes
  •    Certifikatë e statusit martesor / e gjendjes martesore
  •    Certifikatë e vendbanimit
  •    Vërtetim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti
  •    Vërtetim nga arkivi

Dokumente të shkurorëzimit / divorcit:

  •    Aktgjykim i shkurorëzimit / divorcit / ndarjes
  •    Vendim për pranimin e aktgjykimit të huaj

Dokumente të shtetësisë:

  •    Garanci natyralizimi (për marrjen e shtetësisë)
  •    Lirim nga shtetësia kosovare / Lënia e shtetësisë shqiptare
  •    Certifikatë shtetësie Kosovë/Shqipëri
  •    Vërtetim që nuk posedon shtetësinë kosovare / shqiptare

Dokumente të shkollës dhe shkollës së lartë:

  •    Dëftesë
  •    Certifikatë Matura shtetërore
  •    Diplomë
  •    Suplementi i diplomës
  •    Bachelor
  •    Master

Arben Coli - Përkthyes shqip gjermanisht në Berlin

 

Përkthyes për shqip-gjermanisht në Berlin

Nëse jeni në kërkim të një përkthyesi kompetent e me formim të mirë për gjuhën shqipe (shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip) në Berlin, atëherë me kënaqësi ua ofroj shërbimet e mia. Si përkthyes dhe interpret me licencë në Gjermani kam përvojë shumëvjeçare. Kjo përvojë mundëson që të krijoj përkthime të mirëkuptueshme e të natyrshme në mes të gjuhës shqipe dhe asaj gjermane. Nëse doni të dini se cilat janë shërbimet gjuhësore të ofruara nga ana ime, atëherë ju lutem më kontaktoni direkt. Unë si përkthyes i licencuar dhe betuar në Gjermani ju garantoj punë profesionale dhe bashkëpunim të sinqertë me qëllim të kryerjen cilësore të shërbimeve të mia të përkthimeve shqip-gjermanisht e gjermanisht-shqip. 

Puna ime e përkthyesit gjermanisht-shqip në Berlin

Puna ime nuk është vetëm punë, por për më tepër e kam pasion. Aq më tepër kur merret parasysh se sa të ndryshme janë gjuha gjermane dhe gjuha shqipe. Unë ju ofroj bagazhin tim të gjerë si përkthyes i gjuhës shqipe në Berlin dhe më tutje. Puna ime karakterizohet edhe me faktin që njoh që të dy gjuhët në nivel të gjuhës amtare, si me shkrim, ashtu dhe me gojë. Kjo gjë nuk rezulton vetëm në përkthime korrekte e të sakta, por për më tepër në krijimin e një teksti të shkruar natyrshëm nga një folës amtar. A keni nevojë për përkthime të licencuara shqip-gjermanisht apo anasjelltas? Atëherë me kënaqësi do të jem në dispozicionin tuaj.

Çfarë më karakterizon si përkthyes i gjuhës shqipe në Berlin?

Unë vë theks të veçantë në përkthime ekzakte, gjë që është shumë e nevojshme te përkthimet nga gjuha shqipe. Kjo për faktin se gjuha shqipe ka mjaft përjashtime dhe veçori -jo vetëm dialektore- e prandaj kërkohet përkthimi dhe interpretimi i saktë dhe me kujdes të veçantë. Pavarësisht nëse jeni në kërkim të një përkthyesi, i cili përkthen dokumentacionin tuaj shkollor, apo keni nevojë për korrespondencë me konsullatën apo ambasadën e shtetit tuaj (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut), te unë do të merrni gjithmonë përkthime të cilësisë së lartë. Sigurisht që unë po ashtu kam eksperiencë të madhe në interpretimin simultan në konferenca (me kabina) e në gjykata, që do të thotë se mund të dëgjoj, të kuptoj e të flas njëkohësisht. Nëse ju vendosni të bashkëpunoni me mua, ju do të keni një partner kompetent e të besueshëm përkrah, i cili do t´ju mbështes në arritjen e qëllimeve tuaja. Në çdo moment ju mund të mbështeteni te unë kur bëhet fjalë për ruajtjen e privatësisë dhe konfidencialitetit tuaj, kështu që mund të m´i besoni dokumentet tuaja pa asnjë brengë.

Fusha e veprimit tim si përkthyes dhe interpet i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

Për shkak të përvojës sime të gjatë, jam në gjendje t´ju ofroj gamën e plotë të shërbimeve të mia. Përveç interpretimit në raste të ndryshme, unë po ashtu bëj përkthimin me shkrim të dëftesave, diplomave dhe certifikatave të ndryshme. Përkthimet e autoriteteve shtetërore apo dokumenteve private i kryej me kujdesin më të madh. Përvojë të madhe kam edhe me përkthime në çështjet e azililt politik. Fokus të veçantë kam dhe në përkthimin e çështjeve juridike, ku unë kam përvojë shumëvjeçare. Nëse interesoheni për një bashkëpunim me mua dhe nëse doni të pranoni shërbimet e mia të përkthyesit shqip-gjermanisht në Berlin, atëherë ju lutem më kontaktoni. Sipas nevojës mund t´ju paraqes dhe referencat e punëve të kryera më parë në mënyrë që të krijoni një përshtypje më të mirë të punës sime.

Me kënaqësi pres thirrjen tuaj!

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Katzbachstraße 34  
10965 Berlin

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829