Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Magirus-Deutz-Str. 12
89077 Ulm

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Shërbimet

Dokumente të regjistrimit civil:

  •    Certifikatë e lindjes / Certifikatë personale / Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile
  •    Certifikatë e martesës
  •    Certifikatë e vdekjes
  •    Certifikatë e statusit martesor / e gjendjes martesore
  •    Certifikatë e vendbanimit
  •    Vërtetim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti
  •    Vërtetim nga arkivi

Dokumente të shkurorëzimit / divorcit:

  •    Aktgjykim i shkurorëzimit / divorcit / ndarjes
  •    Vendim për pranimin e aktgjykimit të huaj

Dokumente të shtetësisë:

  •    Garanci natyralizimi (për marrjen e shtetësisë)
  •    Lirim nga shtetësia kosovare / Lënia e shtetësisë shqiptare
  •    Certifikatë shtetësie Kosovë/Shqipëri
  •    Vërtetim që nuk posedon shtetësinë kosovare / shqiptare

Dokumente të shkollës dhe shkollës së lartë:

  •    Dëftesë
  •    Certifikatë Matura shtetërore
  •    Diplomë
  •    Suplementi i diplomës
  •    Bachelor
  •    Master

Arben Coli - Përkthyes i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe në Ulm

E si mund të mungonte zyra e përkthimeve „Arben Coli Übersetzungen“ në qytetin e lindjes së Albert Einstein-it, në Ulmin e bukur me flair mesjetar? Ja pra që zyra e përkthimeve „Arben Coli Übersetzungen“ është e përfaqësuar edhe në qytetin tuaj të bukur mbi Donau dhe zonat përreth tij (Göppingen, Süßen, Donzdorf, Steinheim am Albuch, Heidenheim an der Brenz, Nattheim, Amerdingen, Lauingen (Donau)). Unë garantoj cilësi të lartë, shërbim të shpejtë dhe të pandërlikuar për përkthimin e dokumenteve tuaja nga gjuha shqipe në gjermanisht apo nga gjuha gjermane në shqip. Pak rëndësi ka, nëse keni ҫertifikata apo dëshmi të ndryshme, diploma, dokumente për martesë apo lënie/marrje nënshtetësie të një vendi gjermanishtfolës/shqipfolës, referencë pune, apo materiale e dokumente të tjera, zyra ime bën përkthime për të gjitha llojet e dokumente të lëshuara, qofshin këto zyrtare apo jo. Unë si përkthyes i gjuhës shqipe dhe gjermane në të dyja drejtimet me provim shtetëror në Gjermani dhe me shërbim në qytetin e Ulm-it e rrethet e tij (Göppingen, Süßen, Donzdorf, Steinheim am Albuch, Heidenheim an der Brenz, Nattheim, Amerdingen, Lauingen (Donau)), jua kryej këto shërbime me standartet të larta.

Çfarë më dallon mua si përkthyes dhe interpret për gjuhën gjermane në Ulm

Unë pasionin tim për gjuhën dhe teknikat e përkthimit të saj e kam bërë profesionin e jetës. Prandaj vlerësimi maksimal i shërbimit dhe punës time nga ana juaj dhe nga koha, është gjëja më e ҫmuar për mua në fushën e përkthimit. Shërbimi i shkëlqyer, cilësia e lartë e përkthimeve, kryerja e shpejtë dhe e saktë e procedurës së punës janë pjesë e Kredos time në veprimtarinë e përkthimit. Unë gjithmonë i mbaj premtimet e mia dhe premtoj vetëm atë që mund të mbaj!

Me kënaqësi i kryej pëkthimet e dokumenteve të shkollimit apo arsimimit tuaj nga gjuha shqipe në gjermanisht apo nga gjermanishtja në shqip për Ulm-in dhe rrethinat e tij (Göppingen, Süßen, Donzdorf, Steinheim am Albuch, Heidenheim an der Brenz, Nattheim, Amerdingen, Lauingen (Donau)). Të gjitha llojet e dëftesave, dëshmive te ndryshme shkollore e universitare ju mund ti dërgoni për përkthim te zyra e përkthimeve „Arben Coli Übersetzungen“. Termat specifikë, si psh. emra te lëndëve të shkollave profesionale ose të degëve të universitetit, unë i hulumtoj me kujdes të madh e nëse është e nevojshme, konsultohem me ju si klient. Në këtë mënyrë aplikimiet tuaja per arsimim, qofshin këto të drejtuara për vendet e rajonet shqipfolëse apo gjermanishtfolëse, mund të përdoren direkt për qëllimet tuaja.

Fusha ime e veprimtarise si përkthyes dhe interpret i gjuhës gjermane dhe shqipe në Ulm

Zyra „Arben Coli Übersetzungen“ ofron një sërë shërbimesh dhe përvoje profesionale shumëvjeçare. Gjatë punës time si përkthyes për gjuhën shqipen dhe gjermane në Ulm dhe landet e tjera të Gjermanisë, unë kam realizuar përkthime cilësore në fusha të ndryshme. Ju jeni të mirëpritur të më dërgoni dokumentet tuaj për përkthim në Ulm, të cilat mbarohen e kthehen tek ju brenda pak ditësh.
Më kontaktoni, jam i sigurtë që do të mbeteni të kënaqur!

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Magirus-Deutz-Str. 12
89077 Ulm

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829