Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Rr. Murat Toptani
Eurocol Business Center
1057 Tiranë

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

Shërbimet

Dokumente të regjistrimit civil:

  •    Certifikatë e lindjes / Certifikatë personale / Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile
  •    Certifikatë e martesës
  •    Certifikatë e vdekjes
  •    Certifikatë e statusit martesor / e gjendjes martesore
  •    Certifikatë e vendbanimit
  •    Vërtetim i gjendjes gjyqësore / Dëshmi penaliteti
  •    Vërtetim nga arkivi

Dokumente të shkurorëzimit / divorcit:

  •    Aktgjykim i shkurorëzimit / divorcit / ndarjes
  •    Vendim për pranimin e aktgjykimit të huaj

Dokumente të shtetësisë:

  •    Garanci natyralizimi (për marrjen e shtetësisë)
  •    Lirim nga shtetësia kosovare / Lënia e shtetësisë shqiptare
  •    Certifikatë shtetësie Kosovë/Shqipëri
  •    Vërtetim që nuk posedon shtetësinë kosovare / shqiptare

Dokumente të shkollës dhe shkollës së lartë:

  •    Dëftesë
  •    Certifikatë Matura shtetërore
  •    Diplomë
  •    Suplementi i diplomës
  •    Bachelor
  •    Master

Arben Coli - Përkthyes i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe në Tiranë

Ju jetoni në kryeqytetin e Shqipërisë dhe jeni në kërkim të një përkthyesi për gjuhën gjermane, apo të gjuhës shqipe në gjermanisht? Atëherë për përkthimet tuaja në Tiranë e më gjerë (Krujë, Durrësi, Elbasan, Lushnje, Fier) ju sapo keni gjetur personin e duhur. Ҫfarëdo lloj dokumentesh, që ju doni të përktheni, qofshin këto dokumente zyrtare, si psh.: për një martesë, për marrjen e nënshtetësisë së vendeve gjermanishtfolëse, për njohjen e shkollimit ose diplomimit tuaj nga Shqipëria, e të tjera, unë si përkthyes i gjuhës shqipe dhe gjermane në të dyja drejtimet me provim shtetëror në Gjermani dhe me shërbim në Tiranë e rrethet e saj, jam në dispozicionin tuaj.

Çfarë më dallon si përkthyes dhe interpret për gjuhën gjermane në Tiranë

Përkthimi i saktë nga gjermanishtja në shqip dhe nga shqipja në gjermanisht është pasioni im. Dëshira ime është që përkthimet e shërbimi im në Tiranë të vlerësohen jo vetëm tani por edhe në të ardhmen, /në vitet që vijojnë. Përveç cilësisë së lartë të përkthimeve, kryerjes pa cene e shpejtësisë ne procedurën e punës, unë gjithmonë i mbaj premtimet e mia dhe premtoj vetëm atë që mund të mbaj.

Me kënaqësi kryej përkthime nga gjuha shqipe në gjermanisht apo anasjelltas, të arsimimit tuaj nga Kosova, Shqipëria apo rajone të tjera shqipfolëse në Ballkan. Kjo vlen për të gjitha llojet e dëftesave, e dëshmive te ndryshme shkollore e universitare. Termat specifikë, siç janë emrat e lëndëve të shkollave profesionale ose të degëve të universitetit, i hulumtoj me kujdes të madh dhe nëse është e nevojshme, konsultohem me ju si klient. Në këtë mënyrë aplikimiet tuaja për arsimim, qofshin këto të drejtuara për Shqipërinë apo vendet gjermanishtfolëse, mund të përdoren direkt për qëllimet tuaja.

Fusha ime e veprimtarise si përkthyes dhe interpret i gjuhës gjermane dhe shqipe në Tiranë

Zyra ime e përkthimeve mbulon një fushë të gjerë shërbimesh, me një përvojë profesionale shumëvjeçare. Gjatë punës time si përkthyes për gjuhën shqipen dhe gjermane në Tiranë dhe qytete e rajone te Shqipërisë, unë kam realizuar përkthime të shkëlqyera në fusha të ndryshme. Ju jeni të mirëpritur të më dërgoni dokumentet tuaj për përkthim pranë zyrës time në Tiranë, të cilat do ti mbaroj dhe do t´ua kthej brenda pak ditësh.
Më kontaktoni, jam i sigurtë që do të mbeteni të kënaqur!

Rreth meje

 

profilbild arben coli

Arben Coli

Përkthyes - interpret

  

Përkthyes dhe interpret i licencuar për gjuhët shqip-gjermanisht

  • provim shtetëror
  • urdhër publik
  • betim të përgjithshëm

Adresa:
Rr. Murat Toptani
Eurocol Business Center
1057 Tiranë

Dërgoni   Mesazh

  0170 4993829 

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829