Ligji për emigrimin e punonjësve të specializuar
- Detaje
- Publikuar më Marte, 03 Dhjetor 2019 18:44
- Shkruan Arben Coli
Përkthyer nga gjuha gjermane nga Arben Coli
Ligji për emigrimin e punonjësve të specializuar
Ligji për emigrimin e punonjësve të specializuar duhet të lehtësojë emigrimin e punëmarrëseve dhe punëmarrësve të kualifikuar nga vendet e treta. Ligji hyn në fuqi më 1 mars 2020.
Njohja e kualifikimeve mbetet ashtu si edhe më parë kusht për punonjësit e specializuar me arsim profesional. Por në disa sektorë ka lehtësime. Për punonjësit e specializuar me shkollë të lartë me ligjin e ri nuk ndryshon asgjë në rregullat e deritanishme.
Çfarë ndryshon për punonjësit e specializuar nga vendet e treta nëpërmjet ligjit të emigrimit të punonjësve të specializuar.
Një pasqyrë e rregullave më të rëndësishme:
- Si punonjës të specializuar vlejnë në të ardhmen të gjithë ato që kanë përfunduar shkollën e lartë dhe të punësuarit me arsim profesional kualifikues.
- Për punonjësit e specializuar njohja është e detyrueshme, për të mund të punuar në profesionin e tyre.
- Për punonjës të specializuar me kontratë pune dhe njohje të arsimimit, nuk duhet bërë shqyrtimi i prioritetit të punonjësve nga Gjermania apo Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë nuk është më e nevojshme që para punësimit të një punonjësi të specializuar nga një vend i tretë të përcaktohet, nëse ndodhet në dispozicion një kandidate ose një kandidat me akses të palimituar në tregun e punës nga Gjermania, BE/HEE/Zvicra ose nga një vend i tretë.
- Kufizimet në të ashtuquajturit profesionet me mungesa bien poshtë.
- Edhe punonjësit e specializuar me arsim profesional kualifikues mund të udhëtojnë për një periudhë kohore të limituar për të kërkuar punë. Kusht janë njohuritë e gjuhës gjermane dhe sigurimi i shpenzimeve të jetesës në Gjermani.
- Mundësitë e qëndrimit për kryerjen e masave kualifikuese në Gjermani do të përmirësohen. Procedurat e njohjes mund të kryhen plotësisht në vend në kuadrin e negociatave ndërmjetësuese të agjencisë federale të punësimit (Bundesagentur für Arbeit).
Këshillë
Specialistëve të IT-së, në rrethana të caktuara mund ti krijohet akses në tregun e punës edhe pa pasur një diplomë formale.
Hapi juaj i radhës: Filloni me procesin e njohjes
Nëse ju dëshironi të emigroni për në Gjermani nga një vend i tretë, së pari ju duhet të kujdeseni për njohjen e kualifikimit tuaj në Gjermani. Ju mund të filloni në çdo kohë një procedurë njohjeje pranë institucionin përgjegjës. Të gjitha informacionet mbi këtë gjë mund ti merrni në këtë portal.