Arben Coli

Ligji për emigrimin e punonjësve të specializuar

Përkthyer nga gjuha gjermane nga Arben Coli

Ligji për emigrimin e punonjësve të specializuar

Ligji për emigrimin e punonjësve të specializuar duhet të lehtësojë emigrimin e punëmarrëseve dhe punëmarrësve të kualifikuar nga vendet e treta. Ligji hyn në fuqi më 1 mars 2020.

Njohja e kualifikimeve mbetet ashtu si edhe më parë kusht për punonjësit e specializuar me arsim profesional. Por në disa sektorë ka lehtësime. Për punonjësit e specializuar me shkollë të lartë me ligjin e ri nuk ndryshon asgjë në rregullat e deritanishme.

 

Çfarë ndryshon për punonjësit e specializuar nga vendet e treta nëpërmjet ligjit të emigrimit të punonjësve të specializuar.

Një pasqyrë e rregullave më të rëndësishme:  

  • Si punonjës të specializuar vlejnë në të ardhmen të gjithë ato që kanë përfunduar shkollën e lartë dhe të punësuarit me arsim profesional kualifikues.
  • Për punonjësit e specializuar njohja është e detyrueshme, për të mund të punuar në profesionin e tyre.
  • Për punonjës të specializuar me kontratë pune dhe njohje të arsimimit, nuk duhet bërë shqyrtimi i prioritetit të punonjësve nga Gjermania apo Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë nuk është më e nevojshme që para punësimit të një punonjësi të specializuar nga një vend i tretë të përcaktohet, nëse ndodhet në dispozicion një kandidate ose një kandidat me akses të palimituar në tregun e punës nga Gjermania, BE/HEE/Zvicra ose nga një vend i tretë.
  • Kufizimet në të ashtuquajturit profesionet me mungesa bien poshtë.
  • Edhe punonjësit e specializuar me arsim profesional kualifikues mund të udhëtojnë për një periudhë kohore të limituar për të kërkuar punë. Kusht janë njohuritë e gjuhës gjermane dhe sigurimi i shpenzimeve të jetesës në Gjermani.
  • Mundësitë e qëndrimit për kryerjen e masave kualifikuese në Gjermani do të përmirësohen. Procedurat e njohjes mund të kryhen plotësisht në vend në kuadrin e negociatave ndërmjetësuese të agjencisë federale të punësimit (Bundesagentur für Arbeit). 

Këshillë

Specialistëve të IT-së, në rrethana të caktuara mund ti krijohet akses në tregun e punës edhe pa pasur një diplomë formale.

Hapi juaj i radhës: Filloni me procesin e njohjes

Nëse ju dëshironi të emigroni për në Gjermani nga një vend i tretë, së pari ju duhet të kujdeseni për njohjen e kualifikimit tuaj në Gjermani. Ju mund të filloni në çdo kohë një procedurë njohjeje pranë institucionin përgjegjës. Të gjitha informacionet mbi këtë gjë mund ti merrni në këtë portal.

Informacione të tjera

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829