Ilse Aigner pret Atifete Jahjagen
- Detaje
- Publikuar më Premte, 14 Shkurt 2020 15:00
- Shkruan Arben Coli
Ilse Aigner, presidente e Landtagut të Bavarisë, pret në vizitë ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga
Ish-presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, sot u takua
në një vizitë zyrtare me presidenten e Landtagut të Bavarisë, zonjën Ilse Aigner, në Kryeqytetit e Landit në Mynih.
Takimi u mbajt brenda Landtagut, pra Parlamentit të Republikës së Bavarisë. Zonja Jahjaga ishte e shoqëruar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Mynih, zotin Faket Kajtazi.
Si përkthyes në mes të gjuhës gjermane dhe asaj shqipe pata nderin të ndihmoj në komunikimin e dy grave udhëheqëse, komunikimi i të cilave ishte i ngrohtë dhe i sinqert.
Konsulli gjeneral i Republikës së Kosovës, zoti Afrim Nura, ndërkaq shoqëroi dy delegacionet e Kosovës të Presidentit Hashim Thaçi dhe të Kryeministrit Albin Kurti, të cilët gjenden aktualisht në Mynih në sajë të Konferencës së sigurisë, e cila mbahet çdo vit në këtë qytet.
Mynih, më 14.02.2020