Arben Coli

Praktikë tremujore (m/f/d) te përkthyesi i gjuhës gjermane

 arben-coli-albanisch-uebersetzer-dolmetscher.jpg

Përshkrimi i punëdhënësit: Arben Coli Übersetzungen është një kompani e themeluar në vitin 2006, e cila është specializuar në përkthime cilësore të toggjuhëve shqip-gjermanisht për institucione, njerëz privatë dhe kompani.

Si anëtare e shoqatave më të rëndësishme profesionale (BDÜ, VbDÜ, VKD), si dhe anëtarësimi të gjëra profesionale ne garantojmë shërbime profesionale në fushën e përkthimeve të noterizuara, interpretimeve institucionale, hartimin e ekspertizave gjuhësore dhe organizimin e konferencave. Zyrat tona moderne në Stiglmaierplatz në zemër të Mynihut ofrojnë një atmosferë inspiruese të punës me hierarki të sheshtë të pozicioneve dhe një ekip dinamik nga zyra e përbashkët.

Përshkrimi i praktikës: Ne kërkojmë praktikantë (m/f/d) të angazhuar për një praktikë interesante në fushën e përkthimit/interpretimit dhe studimeve përkatëse. Ju do të jeni pjesë e ekipit tonë dhe do të na mbështesni në detyrat e ndryshme si këshillimin e klientëve përmes telefonit, emailit dhe WhatsApp-Business në shqip dhe gjermanisht, krijimin e preventivave dhe faturave, administrimin e postës, si dhe draft përkthimin e dokumenteve, të cilat do të kontrollohen dhe noterizohen më pas nga punëdhënësi.

Kërkesat ndaj aplikuesit:

  • Të jeni studentë pranë shkollës së lart, universitetit ose të një studimi pasuniversitar
  • Njohuri të shkëlqyeshme me shkrim dhe në të folur të gjuhës shqipe dhe gjermane (niveli C2)
  • Te keni interesim në administrimit e zyrave dhe proceseve të përkthimit
  • Përdorim i rut
  • Përdorim i rutinuar me: MS Office, Outlook, WhatsApp-Business dhe Adobe Acrobat
  • Pasion për gjuhën shqipe dhe gjermane me gjithë varietetet e saj

Aftësitë tuaja:

  • Të punoni me saktësi dhe përqendrim
  • Stil i strukturuar i punës me vullnet të lartë për të mësuar
  • Ju zbatoni shpejt njohuritë e reja në praktikë

Ne ofrojmë:

  • Shumëllojshmëri vështrimesh interesante të praktikës gjuhësore dhe administrimit të zyrave
  • Mentorim nga përkthyes dhe interpret me provim shtetëror dhe interpret konferencash, që është anëtar në VKD
  • Orar fleksibël i punës
  • Pije të ftohta dhe të ngrohta dhe një vend pune ergonomik

Informacione rreth aplikimit: Ju lutem na dërgoni aplikimin tuaj të plotë në gjermanisht ose shqip, mundësisht si një dokument në PDF. Nga aplikimi juaj duhet të rezultojnë qartë përvojat dhe aftësitë tuaja gjuhësore.

Arben Coli Übersetzungen
Z. Arben Coli

Schleissheimer Str. 4 
80333 München

Mobil: 0171 4993829
E-Mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Web: www.arben-coli.de

Shikoni shpalljen edhe në Indeed:
Praktikë tremujore (m/f/d) te përkthyesi i gjuhës gjermane

Ne kërkojmë edhe:
Menaxher zyre (m/f/d) me njohuri të gjuhës gjermane

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829