Arben Coli

Kërkojmë: Menaxher zyre (m/f/d) me njohuri të gjuhës gjermane

arben-coli-albanisch-uebersetzer-dolmetscher.jpg

Kërkojmë: Menaxherë zyre (m/f/d) me njohuri të gjuhës gjermane

Përshkrimi i punëdhënësit: Arben Coli Übersetzungen është një kompani e themeluar në vitin 2006, e cila është specializuar në përkthime cilësore të toggjuhëve shqip-gjermanisht për institucione, njerëz privatë dhe kompani.

Si anëtare e shoqatave më të rëndësishme profesionale (BDÜ, VbDÜ, VKD), si dhe anëtarësimi të gjëra profesionale ne garantojmë shërbime profesionale në fushën e përkthimeve të noterizuara, interpretimeve institucionale, hartimin e ekspertizave gjuhësore dhe organizimin e konferencave. Zyrat tona moderne në Stiglmaierplatz në zemër të Mynihut ofrojnë një atmosferë inspiruese të punës me hierarki të sheshtë të pozicioneve dhe një ekip dinamik nga zyra e përbashkët.

Përshkrimi i pozitës: Duke pasur parasysh rritjen e nevojave për përkthime të gjuhës shqipe, ne jemi në kërkim të menaxherëve zyre (m/f/d) ose absolventë me kualifikime të ngjashme dhe eksperiencë pune. Detyrat tuaja kryesore përfshijnë këshillimin e klientëve përmes telefonit, emailit dhe WhatsApp-Business në gjuhën gjermane dhe shqipe, krijimin e preventivave dhe faturave, administrimin e postës, si dhe draft përkthimin e dokumenteve, të cilat do të kontrollohen dhe noterizohen më pas nga punëdhënësi.

Kërkesat tona:

  • Të keni kryer shkollimin profesional në fushën e administratës ose menaxhimit, ose një përgatitje të krahasueshme.
  • Njohuri të shkëlqyeshme me shkrim dhe në të folur të gjuhës shqipe dhe gjermane (niveli C2)
  • Përdorim i rutinuar me: MS Office, Outlook, WhatsApp-Business dhe Adobe Acrobat
  • Pasion për gjuhën shqipe dhe gjermane me gjithë varietetet e saj

Aftësitë tuaja:

  • Të punoni me saktësi dhe përqendrim
  • Stil i strukturuar i punës me vullnet të lartë për të mësuar
  • Ju zbatoni shpejt njohuritë e reja në praktikë

Ne ofrojmë:

  • Pagesë atraktive me bonuse suksesi pas kohës së provës
  • Shumëllojshmëri vështrimesh interesante të praktikës gjuhësore
  • Orar fiks pa orë shtesë (Hënë-Premte nga ora 09.00 deri 18.00)
  • Pije të ftohta dhe të ngrohta dhe një vend pune ergonomik
  • Sipas dëshirës njëherë në javë Homeoffice

Informacione rreth aplikimit: Ju lutem na dërgoni aplikimin tuaj të plotë në gjermanisht ose shqip, mundësisht si një dokument në PDF. Nga aplikimi juaj duhet të rezultojnë qartë përvojat dhe aftësitë tuaja gjuhësore.

Arben Coli Übersetzungen
Z. Arben Coli

Schleissheimer Str. 4 
80333 München

Mobil: 0171 4993829
E-Mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Web: www.arben-coli.de

Shikoni shpalljen në "Meine Stelle":
Menaxher zyre (m/f/d) me njohuri të gjuhës gjermane

Kërkojmë edhe praktikantë:
Praktikë tremujore (m/f/d) te përkthyesi i gjuhës gjermane

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829