Arben Coli

Shkolla Shqipe në Bavari

Shkolla Shqipe ne Bavari 2

 

Përshëndetje të nderuar bashkatdhetarë,

ju bëj me dije që tashmë përseri kemi shkollë shqipe në Bavari

me vendndodhje në qytete të ndryshme e me afro 20 klasë. Në qoftë se keni fëmijë të moshës 6-14 vjeç që ndjekin shkollën e rregullt gjermane në Bavari, atëherë ju keni mundësinë ti regjistroni edhe në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Me shumë pasion e shpërndaj këtë informacion pasi që edhe vet si fëmijë kam ndjekur mësimin plotësues në gjuhën shqipe në qytetin e Würzburg-ut. Në atë mënyrë jo vetëm që kam filluar të përmirësoj nivelin gjuhësor të gjuhës sime amtare, por për më tepër kam fituar kompetenca të përgjithshme gjuhësore e sociale, gjë që ka ngritur edhe rezultatet e mia në shkollën e rregullt gjermane.

Informacione të mëtutjeshme mund të gjeni në faqen e facebook-ut https://www.facebook.com/shkollashqipenebavari/ ose pëmes faqes së internetit www.shkolla-shqipe.de

Ju lutem shpërndajeni këtë informacion!

Arben Coli

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829