Arben Coli

Glauk Konjufca takon bashkatdhetarët në Mynih

Glauk Konjufca takon

Të mërkurën, më 27.11.2019, zëvëndës kryetari i parlamentit

të Republikës së Kosovës dhe tashmë personi i dytë i partisë Vetëvendosje!, z. Glauk Konjufca, erdhi në Mynih në një takim informativ me bashkatdhetarët dhe simpatizantët e partisë Vetëvendosje! në diasporë.

Kolegu im i studimeve në Universitetin e Prishtinës, Glauku, në takim ka diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në sajë të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri në zonën e Durrësit. Gjithashtu u mbajt një minut heshtje për viktimat.

Z. Glauk Konjufca raportoi rreth zhvillimeve mbi krijimin e qeverisë së re.

Një prej temave që ishte në fokusin e veçantë të diasporës ishte përfshirja më e thellë e diasporës në vendimmarrje.

Glauk Konjufca

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829