Arben Coli

Në Bavari njohja e infermierëve tashmë bëhet në Landesamt für Pflege prej 01.07.2023

Landesamt_für_Pflege.png

Enti i Landit Bavarez për Përkujdesje (Bayerisches Landesamt für Pflege) është tani përgjegjëse për të gjitha procedurat e njohjes së profesioneve të kujdesit dhe të infermierisë.

Më parë, në Bavari, për njohjen e kualifikimeve të huaja në fushën e kujdesit shëndetësor (si infermiere/e), kërkesat duhet të dorëzoheshin në njërën nga shtatë qeveritë rajonale.

Shihni:

  • Qeveria e Bavarisë së Lartë në München (Regierung von Oberbayern)
  • Qeveria e Bavarisë së Poshtme në Landshut (Regierung von Niederbayern)
  • Qeveria Schwaben në Augsburg (Regierung von Schwaben)
  • Qeveria Oberpfalz në Regensburg (Regierung von Oberpfalz)
  • Qeveria e Frankonisë së Lartë në Bayreuth (Regierung von Oberfranken)
  • Qeveria e Frankonisë së Mesme në Ansbach (Regierung von Mittelfranken)
  • Qeveria e Frankonisë së Poshtme në Würzburg (Regierung von Unterfranken)

Nga data 1 korrik 2023, Ministria Bavareze e Shëndetësisë dhe Kujdesit, nën udhëheqjen e Ministrit Klaus Holetschek, ka centralizuar procedurën e njohjes. Kështu, tani të gjitha procedurat për të konstatuar ekuivalentimin janë të bashkuara nën një ombrellë, me qëllim për të siguruar më shumë profesionistë të kualifikuar të përkujdesjes. Aplikacionet mund të dorëzohen online ose edhe me postë. Po ashtu, procedurat për infermiere dhe infermierë janë shkurtuar dhe thjeshtëzuar. Gjithashtu, janë zvogëluar edhe kostot dhe numri i dokumenteve që duhen përkthyer.

Informacione të detajuara mund të gjeni këtu (gjermanisht): https://www.lfp.bayern.de/anerkennung/

Procedura për njohjen mund të kushtojë 600 EUR dhe më shumë. Kostot e tjera janë për përkthime, noterizime ose kualifikimet. Grupet e caktuara të personave mund të marrin mbështetje financiare, nëse janë regjistruar si të papunë ose në kërkim të punës, ose të ardhurat nuk e tejkalojnë një prag të caktuar.

Informacione mbi mbështetjen financiare për procedurën e njohjes mund të gjeni këtu:
https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/pro/finanzielle-foerderung.php

Nëse dëshironi një ofertë për përkthimin e dokumenteve tuaja nga shqipja në gjermanisht, jam në dispozicionin tuaj si përkthyes i kualifikuar për shqip-gjermanisht. Ju do të merrni jo vetëm një përkthim të cilësisë së lartë të dokumenteve të shkollimit tuaj, por unë me kënaqësi do të ju këshilloj gjithashtu në lidhje me procedurën e njohjes për profesionin e infermierisë ose të ndonjë profesioni tjetër shëndetësor. Përmes përvojës sime të gjatë, unë jam shumë i njohur me këtë proces.

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829