Arben Coli

Përkthimi i patentave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Fuehrerschein
Autori/Fotografi: Tim Reckmann, Burimi: ccnull.de | CC-BY-NC 2.0 | ID 1006903

Përshëndetje bashkë,

më 11.02.2022 Këshilli Federativ i Gjermanisë (Bundesrat) ka miratuar të drejtën e konvertimit të patentave shqiptare dhe të patentave kosovare në ato gjermane.

Për të bërë konvertimin e Lejes së Drejtimit nga Shqipëria apo Lejes së Drejtimit nga Kosova, ju duhet të parashtroni kërkesën për konvertim pranë komunës së vendbanimit tuaj, përkatësisht në "Führerscheinstelle". Atje mund të informoheni nëse kërkohen edhe dokumente të tjera shtesë si p.sh. testi i shikimit apo ndihma e parë. Po ashtu ekzistojnë disa komuna, të cilat nuk kërkojnë përkthimin. Ju sugjeroj që të shikoni informacionet në faqen e internetit të komunës tuaj, ku zakonisht gjeni gjithë informacionet rreth përkthimit të patentë shoferëve. 

INORMACION: Pasi që ligji është i ri dhe në fillim të implementimin, nuk kam mundësi të jap informacione rreth procedurës. Për këtë ju lutem informohuni në komunën e vendbanimit tuaj (Führerscheinstelle).

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

APLIKONI PËR PËRKTHIM

Nëse jeni informuar dhe keni ardhur në përfundim që duhet ta përktheni patentë shoferin, atëherë ju lutem:
1. Më dërgoni patentën nga të dyja anët me foto në WhatsApp: 0170 4993829.
2. Më dërgoni emrin dhe adresën tuaj të plotë.
3. Unë pastaj ju dërgoj faturën po ashtu në WhatsApp.
4. Pasi të jetë pranuar pagesa me IBAN, përkthimin do ta nis me postë brenda 2-3 ditësh.

Pasi që jam përkthyes i licencuar, përkthimet e mia njihen gjithkund në Gjermani, njëjtë sikur të ishin bërë nga ADAC apo ndonje tjetër Auto-klub. 

Çmimi për përkthimin e një patente është 55 EUR. Kohëzgjatja: 2-3 ditë pas pranimit të pagesës.

Linku nga vendimi në Këshillin Federativ (Bundesrat) për njohjen e Lejes së Drejtimit nga Kosova dhe Shqipëria.
https://www.bundesrat.de/DE/plenum/bundesrat-kompakt/22/1016/1016-pk.html?nn=4732016#top-23

 

  Adresa


Schleissheimer Str. 4
80333 München

© 2021 Arben Coli

  0170 4993829